Media serbe: Arifi do të bashkon Preshevën me Kosovën, por ka tri kushte

Lajme

Media serbe: Arifi do të bashkon Preshevën me Kosovën, por ka tri kushte

Nga: F.B Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 09:11
Shqiprim Arifi

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se nëse vendoset për bashkim, atëherë komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc duhet të i bashkëngjiten Kosovës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se përfaqësuesit e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës duan që të bashkohen me Kosovën, por tërhoqi vërejtjen për tri kushte për realizimin e bashkimit.

“Qëllimi ynë është që të bëhemi pjesë e Kosovës, e para nuk duam të ndahemi, Lugina përbëhet nga komunat Presheva, Medvegja dhe Bujanovci. Nuk duam që asnjëra nga këto komuna të mbetet në Serbi, e dy tjerat të bashkohen me Kosovën. Nuk dua të jemi pjesë e tregtisë territoriale. Nëse bashkohemi , bashkohemi si tërësi, nëse mbetemi, mbetemi si tërësi”, ka thënë Arifi.

Kushti i dytë është linja e përcaktimit të kufirit nuk guxon të jetë afër qyteteve.

Arifi  si kusht të tretë theksoi koordinimin me BE dhe ShBA, duke potencuar se asnjë vendim  nuk merret pa mbështetje  te Brukselit dhe Uashingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat