Vuçiq: Kosova do të jetë tema dominuese në SHBA

Lajme

Vuçiq: Kosova do të jetë tema dominuese në SHBA

Nga: F. B. Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:24
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka theksuar se me zyrtarët amerikan në ShBA do të bisedoj  për Kosovën dhe temat tjera me rëndësi në raportet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik me ShBA, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Kosova do të jetë tema bosht e bisedimeve në Uashington, ku unë do përpiqem për të mbrojtur interesin e Serbisë, ka thënë ai në prag të vizitës në ShBA.

“Do të kemi shumë biseda me rëndësi”, tha ai, duke shtuar se rreth kësaj mund të thotë më tepër tek nesër e pasnesër kur udhëton.

“Çka do që ju them...gjithsesi se Kosova do të jetë tema kryesore dominuese në bisedat me zyrtarët amerikan”. tha ai për gazetarët i pyetur për vizitën në ShBA.

Presidenti i Serbisë ka shtuar po ashtu se temë e bisedave do të jenë edhe çështje tjera me rëndësi nga raporti bilateral dhe bashkëpunimi ekonomik.

“E gjithë kjo shkon në rrugë të mbarë, por Kosova padyshim do të jetë çështja kryesore, që për ne nuk do të jetë e lehtë, sepse kemi pikëpamje tjetër në raport me nikoqirët tanë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat