Daçiq e quan mashtrim vendimin e Kurtit për taksën - Vuçiq në ShBA do ketë biseda shumë të rënda

Lajme

Daçiq e quan mashtrim vendimin e Kurtit për taksën - Vuçiq në ShBA do ketë biseda shumë të rënda

Nga: F.B Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 23:22
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se është si kristali i qartë qëndrimi se taksat duhet të hiqen plotësisht, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka vlerësuar se vendimi i kryeministrit të Kosovës që pjesërisht të hiqen taksat ndja mallrave serbe është tentim i shqiptarëve për mashtrim që vazhdimisht përpiqen të gjejnë arsyetime që mos të heqin taksat.

Në intervistën për Tv Pink, Daçiq ka thënë se është me rëndësi që Prishtina të thotë a mbetet pranë obligimeve që ka marr në marrëveshjen e Brukselit, apo mban qëndrimin se çdo gjë e nënshkruar nuk vlen.

Ai tha se është e qartë si kristal qëndrimi se taksat duhet të hiqen plotësisht, duke thënë se nuk mund të komentoj rrjedhën e ngjarjeve, por e pranon se Vuçiq në ShBA do ketë biseda shumë të rënda.

Daçiq theksoi se qëndrimi amerikan për taksën edhe deri tash ishte i qartë, se duhet të hiqen, por ka munguar vendosmëria që po dëshmon i dërguari special Grenel.

“Ne nuk kërkojmë lëshime, i përmbahemi asaj që jemi pajtuar, por problem është se Prishtina nuk ndërmerr asgjë, ndërsa marrëveshja e Brukselit është nënshkruar në vitin 2013, ndërsa tash nuk thonë a do i përmbahen a jo”, tha ai.

Ai shtoi se, “ShBA nuk kanë ndryshuar qëndrimin, por është ndërruar administrata dhe kjo e Tramp ka fleksibilitet që të shkohet në kompromis, për dallim nga administrata e mëhershme demokrate për të cilën çështja e Kosovës është e kryer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat