Vuçiq: Shumica e duan konfliktin e ngrirë me Prishtinën, unë nuk i takoj atyre

Lajme

Vuçiq: Shumica e duan konfliktin e ngrirë me Prishtinën, unë nuk i takoj atyre

Nga: F.B Më: 5 mars 2020 Në ora: 10:14
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar në intervistën për revistën amerikane "Forin polisi", se shpreson se Prishtina do të heq taksën dhe kjo do të ndodhë pas presionit të ShBA-ve dhe do të vazhdoj dialogu me qëllim gjetjen e zgjidhjes së mundshme, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

“Shpresoj të hiqen taksat dhe kjo të ndodhë pas presionit amerikan, pa ata ato kurrë nuk do hiqeshin. Mendoj se më e rëndësishmja është vendosja e lidhjeve si është ajo ajrore dhe të fokusohemi në gjithë atë që kemi arritur në procesin e dialogut me ndërmjetësim të BE-së” tha Vuçiq.

Ai tha se nuk sheh si do përfundoj i gjithë ky proces dhe si do të duket propozimi i zgjidhjes përfundimtare. “Gëzohem vendosjes së lidhjeve më të mira ekonomike, kur do kuptohemi më mirë dhe ku na duhen biseda edhe dialog” tha ai.

Në pyetjen nëse mund të mendoj ndalimin e lotimit për tërheqjen e njohjeve nëse Prishtina heq taksën, Vuçiq tha se “nuk mund të shpërbleheni nëse i vendosni taksa Serbisë”.

Sipas tij është e natyrshme kthimi në pozitat që ishin para vendosjes së taksave, e kuptoj nevojën për dialog real dhe për zgjidhje të problemit që nuk është lehtë, pasi shumica e qytetarëve të Serbisë preferojnë konfliktin e ngrirë, unë nuk i përkas kësaj shumice” tha Vuçiq.

Në pyetjen cila mudn të ishte zgjidhja e pranueshme nga dy palët që mund “ofrohet opinionit publik serb”, Vuçiq tha se do vazhdoj të punoj në gjetjen e kompromisit.

“Nuk di si mund të duket, por mund të gjendet një mënyrë që do të ishte humbje për të dy palët dhe fitore e vogël për të dy palët. Të dy palët të fitojnë garanci për të ardhmen” tha Vuçiq.

Ai lavdëroi të dërguarin special për energjinë dhe entuziazmin për punë në zgjidhjen e kësaj çështje, ndërkohë që përkundër kritikave ndaj mos angazhimit ë mjaftueshme të BE-së është i përkushtuar të punoj në gjetjen e zgjidhjes së mundshme.

Ai tha se partnerët perëndimor duhet të punojnë së bashku e mos të ketë dy procese biseduese, një Hashim Thaçi e tjetri Albin Kurti,”apo jo, sepse nuk dini me cilin të bisedoni” tha ai.

Ai tha se në takimin në Minhen "Kurti dëshironte të fliste jo vetëm kundër meje, por edhe kundër Thaçit, unë i thash ok, ti je Hegeli filozofi më i madh, i di të gjitha dhe ky është fundi i tregimit, asgjë racionale që do ndihmonte procesin” ", tha ai.

Lidhur me armatimin dhe kritikat nga vendet perëndimor për lidhjen me Rusinë, Vuçiq tha se “ Vetëm të analizojmë situatën , ne kemi problemin me Kosovën. Kush nuk e ka njohur Kosovën deri tash? A na duhet mbështetja e tyre gjatë procesit dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së? Po. Andaj mendoj se është e pashmangshme rruga drejt BE-së, këtë ia kam thënë edhe Putinit. Çdo herë e them se kemi raporte të shkëlqyeshme , por se ne vazhdojmë rrugën e integrimit evropian. Kemi 40 për qind shkëmbim më të madh tregtar me Gjermaninë se me Rusinë “ tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat