Milaim Zeka: Blerim Reka bëri deklaratë të pamatur, por jo me dhënë dorëheqje, Serbisë dalje në Adriatik i jep vetëm NATO

Lajme

Milaim Zeka: Blerim Reka bëri deklaratë të pamatur, por jo me dhënë dorëheqje, Serbisë dalje në Adriatik i jep vetëm NATO

Nga: N.Sh. Më: 9 mars 2020 Në ora: 12:13
Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka ka folur përsëri për deklaratën e Ministrit Blerim Reka.

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, thotë se, ministri Reka ka bërë deklaratë të “pamatur”, por jo deri në atë shkallë që të jap dorëheqje.

Sipas tij, shije të hidhur i ka lënë Reka pasi është kundërpërgjigjur me akuza.

Ai shton se, një ministër kur lëshon deklarata të pamatura duhet të qëndroj pranë saj ose të kërkoj falje.

Në fund të postimit Zeka thekson se dalje ose bllokim në Adriatik të Serbisë i jep ose jo vetëm NATO.

Postimi i plotë:

Blerim Reka dhe kundershtaret e tije

Ministri Reka, sigurisht qe ka ba nje deklarate te “pamatur”, por jo deri ne ate shkalle qe te jap doreheqje.

Ajo qe me ka lene shije te hidhur eshte fakti se ai eshte kunderpergjigjur duke akuzuar te tjeret. Zakonisht kur nje minister leshon nje deklarate te pamatur, ai ose ajo, ose duhet te qendroje prane asaj qe ka deklaruar, ose te kerkoje falje.

Dalje ose bllokim te Serbise ne Adriatik i jep ose jo, vetem NATO!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat