Merret vendim rreth zgjedhjeve për kryetar të Podujevës

Lajme

Merret vendim rreth zgjedhjeve për kryetar të Podujevës

Më: 13 mars 2020 Në ora: 11:10
KQZ

Zgjedhjet për të parin e Podujevës do të mbahen më 15 mars ashtu siç është paraparë.

Gjatë mbledhjes se sotme të KQZ-së është njoftuar se janë dezinfektuar shkollat e Podujevës dhe nuk ka hapësirë për shqetësim.

Këtë në mbledhjen e sotme të KQZ-së e tha kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Yll Buleshkaj, i cili- ka bërë të ditur se të gjitha materialet janë dërguar në deponin e Komunës së Podujevës dhe janë gati për zgjedhjet më 15 mars.

Buleshkaj ka rekomanduar qytetarët që mos të dalin në kohë të drekës të gjithë për të votuar, pasi numri i personave është më i madh.

Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin të votojnë si zakonisht.

“Po ashtu jemi informuar që shkollat në Podujevë janë dezinfektuar më herët edhe ua rekomandojmë edhe votuesvet në ditën e diel të dalin ashtu siç duhet të dalin. Është një vërejtje që mos të tentohet të dalin të gjithë, por nëse është e mundur të mos dalin në votim në kohë tipike, në kohë dreke, votimi të filloj në ora 7:00”, ka thënë Yll Buleshkaj.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se zgjedhjet do të zhvillohen përfundimisht dhe janë marrë të gjitha masat e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat