E ‘zbulon’ Nexhmedin Spahiu: Koronavirusi zhduket në muajin e shenjtë të Ramazanit

Lajme

E ‘zbulon’ Nexhmedin Spahiu: Koronavirusi zhduket në muajin e shenjtë të Ramazanit

Nga: N.Sh Më: 13 mars 2020 Në ora: 14:16
Nexhemdin Spahiu

Njohësi i çështjeve politike dhe profesori Nexhmedin Spahiu ka folur për koronavirusin vdekjeprurës dhe kur do të zhduket ai.

Përmes një postimi në Facebook, Spahiu thotë se ky virus do të zhduket muajin e shenjtë të Ramazanit.

Spahiu thekson se, në këtë muaj, Zoti do të ua ndriçoj mendjen shkencëtarëve që të zbulojnë ilaçin kundër tij.

Ai shton se, deri atëherë Zoti udhëzon për kujdes e durim.

Tutje, sipas Spahiut, viruset e vegjël na përkujtojnë se sa të rëndësishëm janë shkencëtarët që shpesh përbuzen.

“Virusi Korona do të zhduket gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Natyrisht, kjo do të ndodhë atëherë kur Zoti do t'ua ndriqojë mendjen shkencëtarëve që të zbulojnë ilaçin kundër tij. Deri atëherë, Zoti udhëzon kujdes e durim. Viruset e vegjël na përkujtojnë se sa janë të rëndësishëm shkencëtarët që shpesh i përbuzin. Viruset e vegjël na përkujtojnë rëndësinë e marrëdhënieve mes njerëzve, komuniteteve etnike, fetare, racore dhe sidomos mes kombeve”, shkruan Nexhmedin Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat