Koronavirusi përhapet në 150 vende të botës, situata e minutës së fundit

Lajme

Koronavirusi përhapet në 150 vende të botës, situata e minutës së fundit

Më: 15 mars 2020 Në ora: 07:38
Ilustrim

Të dhënat e minutave të fundit nga OBSH evidentojnë se ka shkuar në 155845 numri i të prekurve nga koronavirusi në të gjithë botën. Vetëm ditën e sotme u raportuan 10374 raste të reja.

Gjithsej kanë humbur jetën 5814 njerëz, 398 prej të cilëve 24 orët e fundit.

Raportohet se janë shëruar deri sonte 74438 vetë. Nën mbikëqyrje mjekësore 75588 vetë. Në gjendje kritike për jetën janë 5908 pacientë.

Tashmë virusi ka përfshirë 150 shtete të botës.

Në situacionin e sotëm Kina shënoi 11 raste dhe 13 të vdekur. Italia 3497 raste dhe 175 të vdekur.

Irani 1365 raste të reja dhe 61 të vdekur. Koreja e Jugut 107 raste të reja dhe 5 të vdekur.

Në Europë, Spanja shënoi 1083 raste të reja dhe 60 të vdekur. Franca 808 raste dhe 12 të vdekur, Gjermania 850 të prekur, Britania e Madhe 342 raste dhe 10 të vdekur.

SHBA numëroi sot 252 raste dhe 6 të vdekur. Kështu atje raportohen gjithsej 2499 raste dhe 55 të vdekur.

Ndër fqinjët, Greqia pati sot 38 raste të reja duke arritur në 228, si dhe 2 të vdekur që e çojnë në 3 numrin e tyre. Maqedonia e Veriut mbetet në 13 të prekur pa raste të reja sot. Mali i Zi nuk shënon asnjë rast kurse në Kosovë janë 5 të infektuar.

Gjithçka nisi më 31 dhjetor 2019 kur Komisioni Shëndetësor i bashkisë Wuhan, provinca Hubei në Kinë i sinjalizoi OBSH-së se në këtë qytet ishin konstatuar raste polmoniti. Më 9 janar 2020 ky komision CDC, njoftoi se ishte identifikuar një koronavirus i ri (SARS-CoV-2) di agjent përgjegjës për sëmundjen respiratore të cilës më pas iu ndryshua në Covid-19. Me shpejtësi Kina publikoi sistemin gjenetik të këtij virusi i cili mundësoi realizimin e një testi diagnostikues të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat