Vjen një paralajmërim i rrezikshëm: Nga Beogradi po orkestrohen incidente për veriun dhe Kosovën

Lajme

Vjen një paralajmërim i rrezikshëm: Nga Beogradi po orkestrohen incidente për veriun dhe Kosovën

Nga: N.Sh Më: 18 mars 2020 Në ora: 13:04
Pamje nga Mitrovica

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka paralajmëruar incidente të rrezikshme në veri.

Miftari përmes një postimi në Facebook, pohon se, këto incidente janë të orkestruara nga Beogradi.

Ai paralajmëron edhe tentimin e presidentit Hashim Thaçi për me marrë kontrollin e Kosovës përmes gjendjes së jashtëzakonshme

Postimi i plotë:

Incidentet e orkestruara nga Beogradi në veriun e Kosovës (do të ketë prapë) dhe tentimi i Hashim Thaçi me marr kontrollin mbi Kosovën, dhe kontrollin mbi qeverinë me anë të gjendjes kinse të jashtëzakonshme janë të koordinuara mirë me presidentin Serb Aleksander Vuçiçin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat