Shqyrtohet mundësia që Tiranës dhe Shkupit të i jepet drita e gjelbër

Lajme

Shqyrtohet mundësia që Tiranës dhe Shkupit të i jepet drita e gjelbër

Nga: F.B Më: 20 mars 2020 Në ora: 13:00
Ilustrim

Ambasadorët e vendeve të BE-së po përpiqen që të harmonizojnë qëndrimet e metodologjisë së bashkëngjitjes dhe hapjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Burime diplomatike nga takimi i ambasadorëve thanë se nga njëra anë bisedohet për formulimin e mbështetjes që vendet anëtare duhet të japin edhe formalisht propozimit të Komisionit Evropian rreth metodologjisë së procesit të bashkëngjitjes.

Nga ana tjetër konsensus ende nuk ka rreth qasjes së përbashkët për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Po shqyrtohet mundësia që Tiranës dhe Shkupit të i jepet “drita e gjelbër” për bisedime me çështjen  e hapur rreth afatit kohor, ku Shqipëria mund të marr kushte shtesë që do duhej të përmbush para mbajtjes së konferencës ndërshtetërore me BE.

Komplikimin shtesë rreth fillimit të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë për fillimin e bisedimeve e sjell fakti se vendet anëtare rreth kësaj çështje duhet të pajtohen në nivelin e këshillit të ministrave të punëve të përgjithshme që për shkak të pandemisë së virusit është bart në video-konferencë.

Vendimi e ministrave duhet ta vërtetojnë liderët e BE-së që përsëri për shkak të virusit COVID 19 kanë anuluar samitin në Bruksel që duhej të mbahej me 26 e 27 mars.

Po shqyrtohet mundësia që vendimi eventual për fillimin e bisedimeve me këto vende të miratohet edhe pa praninë fizike të liderëve të BE-së me nënshkrim të vendeve anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat