Gazeta “Bota sot” thyen rekordin, afër 2 milionë klikime në ditë

Lajme

Gazeta “Bota sot” thyen rekordin, afër 2 milionë klikime në ditë

Nga: Bota sot Më: 20 mars 2020 Në ora: 15:44
Google Analytics

Faqja online e gazetës më të madhe shqiptare kombëtare “Bota sot”, qe dy ditë radazhi, ka thyer rekordin e radhës sa i përket lexueshmerisë.

Duke iu referuar Google Analytics (instrumenti më i saktë i matjes së audiencës), portali botasot.info gjatë ditës së djeshme, është klikuar afërsisht 2 milionë herë brenda 24 orëve (1.802.277), duke shënuar kështu rekord të saj në lexueshmëri.

Ndërsa, dy ditë më herët, boasot.info, është klikuar mbi një milion e 600 mijë herë.

Image
Portali botasot.info gjatë ditës së djeshme, është klikuar afërsisht 2 milionë herë brenda 24 orëve (1.802.277)

E veçanta e këtij muajin, është që portal botasot.info, gjatë tërë muajit ka pasur mbi një milion lexues në ditë, derisa vitet tjera, këtë shifër e kishte arritur tre ose katër herë në vit.

E gjithë kjo vjen pas një pune dhe angazhimi të palodhshëm nga i gjithë stafi gazetës “Bota sot”.

Portali i gazetës kombëtare “Bota sot”, gjatë gjithë kohës ka dëshmuar se është ndër mediat e para në raportimin e lajmeve profesionale, të sakta dhe të paanshme. Së bashku me ju lexues që i qëndroni besnik gazetës sonë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt sukseseve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat