Policia serbe bllokon dhjetëra vetura, mbi 50-60 shqiptarë në Rahovicë të Preshevës

Lajme

Policia serbe bllokon dhjetëra vetura, mbi 50-60 shqiptarë në Rahovicë të Preshevës

Më: 20 mars 2020 Në ora: 19:58
Policia serbe

Të ndaluarit nga policia janë një grup qytetarësh të cilët kishin dal te brana për të shëtitur, për të bërë qejf në këtë «gjendje lufte» përballë coronavirusit?!

Në orët e pasdites disa shqiptarë përkundër gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi, ata kishin dalur sot në piknik të bëjnë qejf, qesin flija te brana e Rahovicës kur krejt dynjaja mbyllen në shtëpi për t’ju shmangur infektimit të koronavirusit, njofton agjencia e lajmeve «Presheva Jone».

Me ata rast policia ka bllokuar kolonën e veturave. Deri tash nuk dihet se a kanë liruar apo jo ky grup i qytetarëve.

Aktualisht, Lugina e Preshevës prinë në Ballkan, pa asnjë rast kurse në Serbi numri i infektuarve ka arritur gati 150 dhe ka ndodhur një vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat