Mes tërmetit dhe koronavirusit, njerëzit braktisin spitalin e dëmtuar

Lajme

Mes tërmetit dhe koronavirusit, njerëzit braktisin spitalin e dëmtuar

Më: 22 mars 2020 Në ora: 10:13

Kroacia u godit nga të paktën tri goditje tërmeti, më e madhja me fuqi 5.3. Tërmeti u shënua pranë kryeqytetit Zagreb dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Për momentin raportohet se një adoleshente është në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë është dëmtuar katedralja ikonike e qytetit. Por dëme të shumta ka pësuar edhe spitali kryesor dhe materniteti.

Stafi dhe pacientët kanë dalë jashtë në të ftohtë.

 
Image

Kjo goditje vjen në kohën kur Kroacia po përjeton edhe pandeminë e koronavirusit. Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë jashtë, por të ruajnë distancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat