UNDP ndihmon Policinë e Kosovës me artikuj mbrojtës kundër coronavirusit

Lajme

UNDP ndihmon Policinë e Kosovës me artikuj mbrojtës kundër coronavirusit

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:32
Foto Ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi sot Policisë së Kosovës 4000 copë maska mbrojtëse, 4000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli, në kohën kur vendi po përballet me epideminë e coronavirusit nga i cili janë prekur 63 persona dhe një ka vdekur.

Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së falënderoi Policinë e Kosovës për punën e tyre në këto rrethana të jashtëzakonshme, duke thënë se UNDP si i përkushtuar i Policisë së Kosovës mbështet operacionet e saj duke siguruar artikujt më të nevojshëm mbrojtës.

“Kontributi i UNDP-së do ta lehtësojë punën e grave dhe burrave, dhe u urojmë të gjithëve suksese të vazhdueshme në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, tha ajo.

Dorëzimi i artikujve u koordinua me Hamdi Hyseni, drejtor i Departamentit për Shërbime Mbështetëse.

Këta artikuj mbrojtës do të shpërndahen në të gjitha drejtoritë rajonale të policisë përkatësisht të gjithë oficerëve të policisë në tërë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat