Paralajmërimi për partitë politike: Albin Kurti do të kthehet shpejt dhe i fuqishëm!

Lajme

Paralajmërimi për partitë politike: Albin Kurti do të kthehet shpejt dhe i fuqishëm!

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2020 Në ora: 16:00
Albin Kurti

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari e ka komentuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se Albin Kurti do të kthehet më shpejt dhe më i fuqishëm.

E kjo sipas tij, do të ndodh pasi ta kryejnë tradhtinë e interesit të Kosovës karshi Serbisë.

Miftari paralajmëron se më nuk do të iu duhen shërbimet e tyre, pra partive politike të tjera as të Thaçit e as ato të lobeve ruso-serbe.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje edhe natën nëse i mbani zgjedhjet do ju mund prapë do të ju mund keq dhe bindshëm LVV mundeni me mund vetëm nëse të gjithë partitë e kusarëve bëheni bashkë si bandë ashtu si jeni nga pas lufta, Albin Kurti do të kthehet shpejt dhe fuqishëm prapë në pushtet pasi posa ta kryeni tradhtinë e interesit të Kosovës karshi Serbisë ju nuk do të ju duhen shërbimet e juaja më as Thaçit por as lobeve Ruso-Serbe në Amerikë dhe lobeve ndërkombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat