Shqetësimi i qytetarëve evropian me zbarkimin e mijëra mjeteve të blinduara dhe mijëra trupave në Evropë

Lajme

Shqetësimi i qytetarëve evropian me zbarkimin e mijëra mjeteve të blinduara dhe mijëra trupave në Evropë

Nga: F. B. Më: 25 mars 2020 Në ora: 17:58

Apo përgatitet diçka e madhe dhe cili është shkaku i zbarkimit të një numri kaq të madh të mjeteve të blinduara edhe mijëra ushtarake amerikane në Evropë, ka shtruar pyetjen shumë qytetarë në vendet evropiane, shkruan “SrpskiDnevnik” transmeton “Bota Sot”!

Analistët të shumtë ushtarak e kanë cilësuar si pushtimin më të madh të ushtrisë amerikane në 25 vitet e fundit në Evropë, që ka shqetësuar edhe vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët e shumë vendeve të kontinentit të vjetër.

Nisur nga tensionimi që ka shkaktuar situata aktuale në botë, ky zbarkim i mjeteve të rënda të blinduara dhe tankeve janë të destinuara për stërvitjen me emërtimin “Mbrojtja 2020” edhe më shumë do të ndikojë rritjen e tensioneve ndërmjet perëndimit dhe lindjes.

Aleanca veriore do të jetë çerdhe e stërvitjes më të madhe në 20 vitet e fundit, ku do të marrin pjesë 37 mijë ushtarë nga 18 vende që do jenë pjesë e saj dhe ajo do të shtrihet në 10 vende evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat