Gjuriq: Lista Serbe të qëndroj anash, institucionet shëndetësore në veri janë të furnizuara

Lajme

Gjuriq: Lista Serbe të qëndroj anash, institucionet shëndetësore në veri janë të furnizuara

Nga: F. B. Më: 26 mars 2020 Në ora: 11:57
Marko Gjuriq

Lista Serbe në Kosovë duhet të qëndroj anash dhe mos të implikohet në konfliktin “shqiptaro-shqiptar” ka thënë Marko Gjuriq i ashtuquajturi drejtor i Zyrës së Kosovës, duke shtuar interesi i serbëve është obligim, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Ai tha se LS me atë që votoi për mos besim të qeverisë “që ka bërë shumë kundër dialogut dhe heqjes së taksës dhe vendosjes së shërbimit ushtarak, nuk i ka mbyllur dyert për bashkëpunim me njerëzit që duan dialog edhe normalizim të raporteve” tha ai.

Duke nisur sulmin pse LS votoi kundër qeverisë, ai theksoi se : cili njeri normal mund të pres që LS të votoj për qeverinë që hapin  e parë e bëri me vendimin për shërbim të obliguar ushtarak në ushtri të Kosovës.

Ai tha se institucionet shëndetësore në veri janë furnizuar me pajisje me gjithë bllokimin e linjës administrative.

“Kishim sukses të sigurojmë artikujt e nevojshëm por edhe të nisim mekanizmin e institucioneve në terren në kuadër të luftës për pandemi, janë siguruar 430 shtretër për Spitalin regjional, ndërsa në Qendrën e Studentëve janë përgatitur 1 mijë e 600 shtretër” tha Gjuriq.

Ai falënderoi mbi 1 mijë e 600 të rinj vullnetar që ndihmojnë dhe përkujdesen për qytetarët.

Ai tha se qytetarët janë shumë të disiplinuar edhe pse ishin në konfuzion për shkak të orës së ndryshme policore që ka vendos Beogradi dhe Prishtina.

“Shteti ynë ka përcaktuar orë policore nga 17 deri në ora 6 dhe mendoj s kjo duhet të respektohet, ata që nuk e respektojnë do përballen me sanksione por nuk duhet të mbështetemi në masa sanksionimi por në përgjegjësi” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat