Sveçla priti në takim kryetarin e BIK-ut Naim Tërnava

Lajme

Sveçla priti në takim kryetarin e BIK-ut Naim Tërnava

Më: 29 mars 2020 Në ora: 15:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

U.d. i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherit Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Në këtë takim u bisedua për situatën në të cilën gjendet vendi ynë, në këtë kohë të pandemisë globale me Covid 19, për angazhimet që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në parandalimin e përhapjes së këtij virusi dhe në përgjithësi për menaxhimin e situatës.

Ministri Sveçla theksoi se tashmë kemi hyrë një fushatë intensive vetëdijesuese, ku është e domosdoshme përcjellja mesazheve që janë duke u bërë nga institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për tu kërkuar qytetarëve të Kosovës që t’i zbatojnë vendimet që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ai kërkoi që në kuadër të këtyre përpjekjeve të intensifikohen thirrjet edhe nga Bashkësia Islame në Kosovë.

“Për MPBAP-në përfshirja e BIK-ut dhe bashkësive të tjera fetare në Kosovë në fushatën vetëdijesuese, do të ndihmonin jashtëzakonisht shumë që tu kërkojnë qytetarëve t’i reduktojnë  daljet e tyre vetëm atëherë kur vlerësohet se është e domosdoshme”, theksoi Sveçla.

Në fund të takimit, Myftiu Naim Tërnava, vizitoi Qendrën Operative ku po punojnë Grupi Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve 24/7.

Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava, përgëzoi institucionet e Kosovës për angazhimin që janë duke bërë në menaxhimin e kësaj situate. Ai tha se në këtë sfidë do të kenë patjetër mbështetjen e BIK-ut, në mënyrë që bashkërisht të luftojmë me të gjitha forcat edhe me ndihmën e Zotit ta tejkalojmë këtë sfidë me përmasa globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat