Universiteti Johns Hopkins: Rastet e Kosovës me koronavirus shpejt do të largohen nga të dhënat e Serbisë

Lajme

Universiteti Johns Hopkins: Rastet e Kosovës me koronavirus shpejt do të largohen nga të dhënat e Serbisë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 16:10
Foto Ilustrim

Universiteti amerikan“Johns Hopkins”, i cili publikon të dhënat për rastet e koronavirusit në tërë botën, në një komunikim me kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin, ka njoftuar se rastet e Kosovës deri më tani kanë qenë të përfshira në listën e Serbisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është drejturar Universitetit “Johns Hopkins” me një shkrim në rrjetin social Tëitter, duke i kërkuar sqarime pse Kosova nuk gjendet në listën e vendeve të prekura nga virusi COVID-19.

“Universitet “Johns Hopkins”, Jam i befasuar që po shoh se Kosova nuk është e përfshirë në qendrën tuaj të burimeve. Po, ajo është shtet, e njohur nga Shtetet e Bashkuara, ku ju e keni bazën dhe po, ne kemi raste të konfirmuara të Covid-19. Ne vetëm duam të luftojmë së bashku me të gjithë”, ka shkruar Ahmeti në Tëitter.

E nuk ka munguar as përgjigja e këtij universiteti, ku është theksuar se rastet e Kosovës deri më tani kanë qenë të përfshira në listën e Serbisë.

“Rastet e Kosovës tani për tani janë të listuara në listën e Serbisë, por ekipi që merret me hartën planifikon t’i ndajë ato. Ndërkohë ne e çmojmë durimin tuaj”, thuhet në postimin e Universitetit “Johns Hopkins”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat