Lindën në kohë virusi, binjakët pagëzohen me emrat Covid dhe Corona

Lajme

Lindën në kohë virusi, binjakët pagëzohen me emrat Covid dhe Corona

Më: 3 prill 2020 Në ora: 20:57
Foto

Koronavirusi po merr me mijëra jetë, por në anën tjetër po lindin qindra të tjerë.

Një rast i çuditshëm është ai i një çifti në Indi, të cilët kanë vendosur që binjakët e tyre të porsalindur t’i quajnë Covid dhe Corona. Rasti ka bërë shumë bujë për shkak të situatës që po kalon planeti.

Prindërit  thanë se vendosën të zgjedhin këto emra si një kujtesë për vështirësitë që po kalojmë në këtë kohë.

Mamaja tha në një intervistë se ishte lindje e vështirë. “Virusi është i rrezikshëm, por kjo pandemi ka bërë që njerëzit të fokusohen te higjiena dhe të tjera zakone të mira. Prandaj menduam për këto emra”, tha ajo.

Stafi i spitalit nisi të thërriste fëmijët Corona dhe Covid pasi lindën dhe kjo i ndihmoi prindërit të merrnin edhe vendimin.

Sidoqoftë, çifti gjithashtu deklaroi se mund të ndryshojnë vendimin e tyre më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat