Marko Gjuriq ankohet në Albin Kurtin: Ai nuk e hoqi taksën, ja çfarë bëri

Lajme

Marko Gjuriq ankohet në Albin Kurtin: Ai nuk e hoqi taksën, ja çfarë bëri

Nga: F. B. Më: 4 prill 2020 Në ora: 10:33
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka deklaruar se Albin Kurti nuk hoqi taksën ndaj mallrave serbe, por vetëm janë suspenduar për një afat të caktuar dhe ka vendos mekanizmat me të cilat ka bllokuar qarkullimin e njerëzve dhe kapitalit, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Kjo gjithsesi nuk ka hequr taksën”, tha Gjuriq për gazetarët.

Ai nënvizoi se qëndrimi i Serbisë nuk ka ndryshuar dhe shtoi se Prishtina duhet te heq taksen pa kushte të cilat janë jo civilizuese dhe njëanshme.

“Ajo që ka ndodhur nuk është heqja e taksës por vetëm kushtëzim i kushtëzuar dhe suspendim i afatizuar dhe atëherë Prishtina mendon se mundet me Beogradin të bisedoj me revole në ballë  ne mënyrë që Beogradi të pranoj si ju pëlqen ajo atyre, nëse jo ata do të rikthejnë taksën. A mund të mendoni se bisedimet mund të zhvillohen në këtë mënyrë?”, tha Gjuriq.

Si tha ai ky suspendimi nuk është në të vërtetë kurrfarë suspendimi pasi me këtë janë vendosur masa barriere shtesë që po ashtu kanë pamundësuar qarkullimin e mallrave.

Shembull konkret është vendosja e kërkesës për certifikate në fitosaniteri dhe veterinari.

“Në vend të certifikatave që janë neutrale në lidhje me statusin dhe kuadrin e marrëveshjeve të dialogut me ndërmjetësim të BE-së që Prishtina insiston nga tregtarët dhe nga organet shtetërore të lëshojnë certifikate ndërkombëtare edhe pse kjo direkt është shkelje marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësim të BE-së” tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat