Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka është trishtuar nga fshati i lindjes së tij, Abria.
Zeka përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme e ka vizituar vendlindjen e tij së bashku me nusen dhe vajzën e vogël të tij.
Ai thotë se, në Abri është trishtuar me dy gjëra.
E para, për shpërnguljet që janë bërë nga fshati dhe e dyta, se sipas tij, mijëra hektar tokë janë të papunuar.
Në këtë vizitë që ka zhvilluar Zeka është takuar edhe me kushërinjtë e tij ku kanë pi kafe e raki rrushi.
Postimi i plotë:
Pse me ka trishtu dje fshati i lindjes - Abria?!
Dje, bashke me nusen dhe vajzen e vogel, shkuam pak me viziti Abrine. Bukuri ne te gjitha anet. Lulet kishin çelur ne mes te bores. Gjelbrim gjithe andej.
Tek truallim im takova nje kusheri. Pastaj shkuam te kulla e Gasheve, ku kam kalu nje pjese te jetes. Kusherinjte me priten me kafe dhe raki rrushi.
Trishtimi i pare: Shume jane shperngulur nga fshati.
Trishtimi i dyte: Mijera hektar toke te papunuar. Tybe pula me ble nuk gjeta
Ec e mos u trishto!