Konfirmohen 23 raste të reja me koronavirus në Malin e Zi

Lajme

Konfirmohen 23 raste të reja me koronavirus në Malin e Zi

Më: 4 prill 2020 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Konfirmohen 23 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Malin e Zi.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend.

Deri tani janë regjistruar 197 të infektuar me koronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi njoftoi se rastet e reja janë konfirmuar pas analizave së 212 testeve.

“Shumica e rasteve të reja janë kontakte të rasteve të njohura më parë.

Në Podgoricë janë regjistruar 14 raste të reja, 6 në Tivar dhe 3 në Nikshiç”, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat