Cilat janë 8 shenjat e qarta me të cilat organizmi juaj mund të jetë përball me virusin Corona

Lajme

Cilat janë 8 shenjat e qarta me të cilat organizmi juaj mund të jetë përball me virusin Corona

Nga: F. B. Më: 6 prill 2020 Në ora: 10:44
Ilustrim

Virusi Corona sipas ekspertëve mjekësor  është e mundshme që të kalohet në këmbë edhe pa ndonjë pasoj të madhe, shkruan “infermier” transmeton “Bota Sot”.

Ekspertët mjekësor thonë se ka mundësi që disa persona të tejkalojnë virusin Corona edhe para shpalljes epidemi por edhe gjatë saj. Nëse keni pasi shenja të të buta të disa prej simptomave me gjasë e keni përballuar virusin shkruan Dayli mail.

Hulumtimi i kryer në Universitetin e Oksfordit tregon se ka 8 shenja të qarta që tregojnë prekjen nga virusi Corona.

Infektimi i syve

Hulumtimi më i ri ka treguar se infektimi i syve si konjuktivi mund të jetë simptomë e Covid-19.

“Është e njohur se secili infektimi traktit respirator mund të rezultojë me konjuktiv viral si komplikim sekondar që sipas ekspertëve është rast te Covid-19” thonë ekspertët.

Por shtojnë se ka pak gjasa që konjuktivi tek të prekurit të jetë simptoma e vetme, por do shoqërohet me ethe, kollë të thatë apo me ndonjë simptomë tjetër.

Kolli i thatë

Një nga shkaqet më të shpeshta edhe më të njohura të prekjes me virus është pikërisht kolli i thatë.

Lodhja mentale

Ndonëse nuk ka njohuri zyrtare si simptomë e virusit, disa pacientë këtë e kanë paraqitur si simptomë.

Temperatura

Përveç kollit të thatë edhe temperatura është një nga treguesit e këtij virusi.

Telashet me frymëmarrje

Ndjenja e presionit në gjoks dhe pamundësi e frymëmarrjes së thellë po ashtu po lajmërohet si simptomë.

Humbja e ndjenjës së shijes edhe aromës

Kohë më parë asociacioni britanik për otorinolaringologji ka tërheq vërejtjen se humbja e shijes edhe aromës mund të jetë një nga simptomat e virusit.

Probleme me stomak

La rezultuar se nga 204 të prekur nga virusi që marrin pjesë në një studim 48,5 e tyre janë ankuar në diarre si simptomë.

Lodhja fizike

Një tjetër simptomë e Covid-19 është raportuar edhe gjatë kohës së ftohjes dhe gripit por edhe viruseve tjera është ndjenja e lodhjes dhe mundimit.

Organizmi i shëndosh me imunitet të fortë janë në gjendje që vetë lufton me shenjat e lehta të këtij virusi, ndërkohë që nuk e hetoni që e keni pasur.

Por, më së miri është që në çdo rast të i përmbahen të gjitha masave të mbrojtjes dhe vet-izolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat