Alarmojnë politikanët gjermanë për pasojat e koronavirusit: Ja çka propozojnë

Lajme

Alarmojnë politikanët gjermanë për pasojat e koronavirusit: Ja çka propozojnë

Nga: F. B. Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:44
BE

Ish-ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher dhe Zigmar Gabiel kanë drejtuar ftesë të përbashkët për një plan “marshall” në mënyrë që të i ndihmohet Spanjës dhe Italisë që kanë pësuar deri tani më së shumti nga epidemia e virusit Corona, në të kundërtën vlerësojnë se rrezikohet shkapërderdhja e BE-së, shkruan “Tagesshpigel”, transmeton “Bota Sot”.

“Evropës tash i duhen dy gjëra: ndihma e bashkuar dhe plani i përbashkët për rimëkëmbjen pas krizës”, kanë thënë politikanët gjerman.

“Spanja dhe Italia nuk do të na falin në 100 vitet e ardhshme nëse tash i zhgënjejmë, e këtë aktualisht po e bëjmë”, porositën ata.

Virusi Corona do mund të sjell qarje që veç ekzistojnë në Union, që sipas tyre mund të sjellë shkapërderdhje, ndërkohë që situatën e konsiderojnë si “provimin më të madh që nga krijimi i BE-së”.

Sipas tyre në këtë situatë vetëm Kina dhe Rusia ofrojnë ndihmë efikase.

Diplomatët gjerman kanë fjalë falënderimi për kinezët edhe rusët: “Për dallim nga Unioni po shohim se këto dy fuqi botërore po ofrojnë ndihmë efikase dhe nënvizojnë mungesën në Evropë. Është e qartë se në këtë moment po realizojnë edhe qëllime humanitare edhe politike”.

 Ata në të njëjtën kohë kritikuan presidentin amerikan Tramp: “Tramp nga kjo krijoj moton e vetë në politikën ndërkombëtare. Tash virus i tij me emërtimin ‘vendi im në radhë të parë” qartë sulmoi Evropën.

Fisher edhe Gabriel potencojnë se pas luftës së dytë botërore Gjermania nuk do kishte asnjë shans për zhvillim dhe rimëkëmbje ekonomike mos të ishte solidariteti evropian,  prandaj vendi i tyre ka përgjegjësi ndaj fqinjëve.

Si shembull ata marrin “urën ajrore të Berlinit” dhe planin “marshall” programin për financimin e ndihmave që morri Amerika në vitin 1948 ashtu që Evropa të ngritët në këmbë të veta.

Kreu i Komisionit Evropian Ursula Fon Lajen po ashtu propozoi plan “marshall” për shkak “domosdoshmërisë së investimit të miliardave me qëllim që të evitohet katastrofa në të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat