Infektohet me koronavirus një imam, ja nga cila komunë e Kosovës është

Lajme

Infektohet me koronavirus një imam, ja nga cila komunë e Kosovës është

Më: 8 prill 2020 Në ora: 09:16
Ilustrim

Hoxha i fshatit Smrekonicë të Vushtrrisë është infektuar me koronavirus. Kjo është konfirmuar nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Sipas tij, janë bërë 33 teste, 8 pozitiv, 7 prej tyre nga një familje – duke përfshirë këtu imamin e fshatit.

“Ne kemi marrë masa me Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk po arrihet ende të gjurmohet se si ka ardhur te infektimit. Por, fshati është karantinuar”, ka deklaruar ai.

Tahiri theksoi se edhe sot do të vazhdojnë masat duke obliguar gjitha bizneset që punëtorët që të punojnë me maska dhe doreza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat