Shqipëria të enjten eksporton 300 tonë me perime drejt Kosovës

Lajme

Shqipëria të enjten eksporton 300 tonë me perime drejt Kosovës

Më: 9 prill 2020 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Nga sot, Kosova do të jetë shteti i parë ku do të dërgohet një sasi prej 300 tonë perime nga Myzeqeja që prej fillimi të pandemisë.

Më pas Maqedonia dhe shtetet e tjera të rajonit ku kanë kontrata të hapura do të furnizohen me prodhimet tona. Shkëlqim Hajdari, kryeinspektor i përgjithshëm foli gjatë një vizite në pikat e eksporteve në Lushnje.

Për pikat e grumbullimit problem kryesor është ruajtja nga infektimi me koronavirus për punonjësit. Të enjten do të hapen rrugët për të gjithë prodhuesit e perimeve.

Sipas Hajdarit, i cili vuri theksin në unifikimin e rregullave të reja gjatë punës së fermerëve dhe grumbullimin e produkteve të tyre, kjo do të sjellë edhe qarkullimin e stokut të deritanishëm të artikujve si domate dhe tranguj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat