Daçiq: Borel e Lajçak janë nga vende që se kanë njohur Kosovën por ata përfaqësojnë politikën e përbashkët të gjithë Evropës

Lajme

Daçiq: Borel e Lajçak janë nga vende që se kanë njohur Kosovën por ata përfaqësojnë politikën e përbashkët të gjithë Evropës

Nga: F. B. Më: 10 prill 2020 Në ora: 09:56
Ivica Daçiç

Në një intervistë për “Novosti” ministri i jashtëm serb ka fol rreth situatës aktuale të pandemisë, masave që janë ndërmarr edhe po ndërmerren , për opozitën sikurse edhe për  emërimin e Lajçakut dhe shtyrjen e gjetjes së zgjidhjes së çështjes së Kosovës për shkak kaosit  që mbretëron nga pandemia , transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen si vlerëson emërimin e Lajçak si i dërguar special i Besë dhe ao mund të jetë ai më katolik se papa, duke marrë parasysh se vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën, Daçiq tha se kjo është mirë por duhet pasur parasysh se Lajçak edhe Borel edhe pse vijnë nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën përfaqësojnë të gjithë Evropën.

“Përshëndes emërimin e diplomatit sllovak Lajçak për të dërguar special të BE-së, ai është me përvojë dhe  reputacion ndërkombëtar që njeh mirë regjionin tonë. Mund vetëm të ndihmoj assesi të pengoj, aq më parë flet rrjedhshëm gjuhën serbe” tha Daçiq.

Sipas tij “ Sikurse edhe shefi i  diplomacisë evropiane spanjolli Borel edhe Lajçak vijnë nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën, gjë që është mirë sepse sjell më shumë objektivitet nga ajo anë, por duhet të kemi parasysh s Lajçak dhe Borel përfaqësojnë politikën e përbashkët evropiane dhe jo vetëm politikën e vendeve prej nga vijnë”.

Në pyetjen nëse ky kaos mund të shtyjë edhe më shumë zgjidhjen e nyjës së Kosovës, ministri serb Daçiq tha se kjo mund të ndodhë sikur shumë herë deri tash por tash për shkak sjelljes së Prishtinës.

“Gjithsesi se do ketë shtyrje sikur disa herë tjera, kësaj radhe për shkaq tjera konkretisht për shkak të sjelljes së Prishtinës. Ne jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut, sikur që ishim këtë kohë kur nuk kishte për shkak sjelljes jo konstruktive të Prishtinës, Neve nuk na konvenon shtyrja dhe këtë po e potencojmë vazhdimisht” tha ai

Ministri serb tha se “Serbinë me vite e shohin në botë si dikë që do zgjidhje, që është përgjegjëse, pozicioni ynë në këtë drejtim është i qartë, kështu që jemi të gatshëm pas pandemisë në cilindo moment të vazhdojmë bisedimet” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat