Blerim Latifi tallet keq me Vjosën e Dritonin, kujton kohen kur PDK-ja e quante Jakupovski - Krasniqin

Lajme

Blerim Latifi tallet keq me Vjosën e Dritonin, kujton kohen kur PDK-ja e quante Jakupovski - Krasniqin

Nga: N.Sh Më: 14 prill 2020 Në ora: 13:52
Blerim Latifi

Pas përplasjes ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Driton Selmanajt në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, kanë filluar edhe talljet me ta.

E njëri ndër tallësit e kësaj situate është edhe filozofi dhe profesori universitar Blerim Latifi.

Latifi duke folur për këtë përplasje ka kujtuar edhe kohën kur Jakup Krasniqi kur ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, ua ndalke fjalën deputetëve të PDK-së.

E atë kohë PDK-jë në reagimet e saj e quante Jakupovski.

Postimi i plotë nga Blerim Latifi:

Përplasja e Vjosa Osmanit me deputetët e LDK-së seç po ma kujton Jakup Krasniqin kur ua ndalte mikrofonin deputetëve të PDK-së dhe e quante rrugaç Bajram Rexhepin. Pastaj PDK- ja i reagonte duke e quajtur Jakupovski. Me siguri tash në LDK Vjosën e quajnë Vjosovska.?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat