Preshevë, një polic shqiptar me koronavirus - Bota Sot
Preshevë, një polic shqiptar me koronavirus

Lajme

Preshevë, një polic shqiptar me koronavirus

Më: 15 prill 2020 Në ora: 17:29
Presheva

Një polic shqiptar nga Presheva, është konfirmuar me COVID-19, gjatë ditës së sotme. Ky është rasti i parë me Coronavirus, në këtë pjesë të Serbisë e banuar me shqiptarë.

Pacienti, shqiptar nga Presheva, që rezultoi me COVID-19, është duke u trajtuar në spitalin e Vranjës.

Ndryshe, në gjithë Serbinë deri më tani janë konfirmuar 4,873 raste të infektuarish me pandeminë Coronavirus.

99 prej të infektuarve nuk arritën të përballojnë infeksionin, krahas sëmundjeve tjera kronike, dhe si pasojë e tij kanë vdekur. Derisa 400 prej të prekurve me COVID-19 në Serbi, janë raportuar të shëruar nga pandemia.

Polici shqiptar nga Presheva është rasti i parë në pjesën e këtij shtetit të banuar me shumicë shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat