Gjuriq bënë thirrje për serbët e Kosovës, të respektohen vendimet e Beogradit rreth luftës ndaj koronavirusit

Lajme

Gjuriq bënë thirrje për serbët e Kosovës, të respektohen vendimet e Beogradit rreth luftës ndaj koronavirusit

Më: 17 prill 2020 Në ora: 09:45
Marko Gjuriq

"Disa ditë të ardhshme janë kyçe në luftën tonë kundër koronavirusit. I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve tanë në Kosovë që t’i përmbahen në mënyrë strikte ndalesës 24 orëshe të qarkullimit dhe të gjitha masave tjera të cilat i kanë vendosur shtabet e krizës në krye me kryetarët tanë të komunave në terren”, ka kumtuar i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovën.

Ky mesazh vjen pas pyetjes së qytetarëve të Mitrovicës së Veriut se a vlen ndalesa prej të premtes nga ora 17 deri të martën në 5 të mëngjesit, të cilën e ka vendosur Beogradi, gjithashtu edhe për veriun e Kosovës.Guriq para Pashkëve ortodokse i është drejtuar serbëve të Kosovës nëpërmes të Instagramit.

“Sidomos i bëjë thirrje njerëzve që gjatë festave të Pashkëve të qëndrojnë nëpër shtëpi të tyre. Kjo është mënyrë e vetme për t’i mbrojtur jetët e më të dashurve tanë dhe të sigurojmë që të gjithë së bashku ta fitojmë luftën kundër koronavirusit”.

Në Serbi ndalesa e qarkullim për festat e Pashkëve ortodokse do të zgjasë prej të premtes në orën 17 deri të martën në orën 5 të mëngjesit.

Nga ana tjetër në veri të Kosovës para dy ditëve kanë hyrë në fuqi masat e Qeverisë së Kosovës, të cilat në emër të ashtuquajturëve shtabeve të krizës, i ka kumtuar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat