Vajza e Bajram Rexhepit rrëfen momentin e sulmit të dytë që e kishte pësuar babai i saj: Imazhe që më ngufasin...

Lajme

Vajza e Bajram Rexhepit rrëfen momentin e sulmit të dytë që e kishte pësuar babai i saj: Imazhe që më ngufasin...

Nga: N.Sh Më: 17 prill 2020 Në ora: 13:53
Bajram dhe Vanesa Rexhepi

Vanesa Rexhepi, vajza e ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit, për herë të parë ka treguar detaje se si e kishte pa babin e saj teksa e kishte pësuar sulmin e dytë në tru.

Ajo thotë se sot janë bë 3 vjet kur e kishin telefonuar se babai i saj ka pësuar sulm në tru dhe po e nisin për në Prishtinë.

Pas kësaj, ajo thotë se është takuar me Bajramin, kanë qëndruar bashkë, ia shtregoi dorën dhe nuk dojke që të mërzitet.

Më pas, ajo ishte aty kur edhe ndodhi sulmi i dytë, imazhe ato që nuk i heqen asnjëherë prej koke, imazhe që e ngulfatin.

Lexojeni postimin e plotë:

Sot bohen 3 vjet prej telefonates: "Bajrami ka pesu sulm n'tru jemi tu e nise per n'Prishtine".

Si erdhi ma shtrengoj doren po asnjehere sme pa ne sy. Kemi nejt bashk at dite por ne at dhome ka pas me shume heshtje sesa fjale... sdojke une me u merzite hiq.

Dikun mas 5 oreve e kom pa babin tu e pesu sulmin e dyte. Imazhe qe s'hiqen kurre nga kujtesa ime, imazhe qe me ngulfasin.

4 muj kemi prite me u permirsu gjendja, kemi prite une, mami...Liza?❤

Gjithmone do te kem mall te flakt per me te shtrejnti tim por ai jeton ne mua, une e mbaj gjithmone te gjalle.

Eshte krenaria ime me e madhe? i tille gjithmone do te jete❤

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat