Edhe reforma edhe zgjerim – Këshilli i Parlamentit Evropian miratoi rekomandimet për Ballkanin perëndimor

Lajme

Edhe reforma edhe zgjerim – Këshilli i Parlamentit Evropian miratoi rekomandimet për Ballkanin perëndimor

Nga: F. B. Më: 21 prill 2020 Në ora: 09:45
PE

Këshilli për politike të jashtme i Parlamentit Evropian (PE) me shumicë vota ka miratuar rekomandimet për Ballkanin perëndimor, që prezantojnë qëndrimin e PE për vazhdimin e politikës së zgjerimit ndërkohë që ftojnë vendet e këtij regjioni në luftimin e korrupsionit dhe promovimin e pajtimit dhe në financimin adekuat në procesin e bashkëngjitjes, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”..

Në rekomandimet e miratuar potencohet mundësia paralele e realizimit të reformave të brendshme dhe zgjerimit të BE-së si qëllim final të procesit të bashkëngjitjes.

“Duhet të sigurohet që metodologjia e përmirësuar mbështet anëtarësimin si qëllim final dhe BE qartë vendosi rregulla dhe kritere që duhet respektohen me synim kthimin e besimit” shkruan në rekomandime.

Draftin e rekomandimeve e përpiloi raportuesi i PE për Ballkan Tonino Picula në takimin në prag të samitit BE-Ballkani që u shty nga maji për shkak të virusit për muajin qershor.

Procesi kthyes

Në të njëjtën kohë kërkohet fuqizimi i mekanizmit kushtëzuas përkatësisht procesit kthyes.

“Duhet shqyrtuar vendosjen e votimit kualifikues të shumicës kur është fjala për bashkëngjitje BE-së, ndërsa vendimi unanim të mbetet ne Këshillin e BE-së që vendos për hapjen dhe mbylljen e bisedimeve të bashkëngjitjes” thuhet në tekst.

Rekomandimet qartë kërkojnë suksese të matshme dhe përparim për secilin vend kandidat dhe mbështetje të vazhdueshme evropiane në proces. Për kandidatët në bisedime si Mali i Zi e Serbia mund të vendosin për metodologjinë që do ndjekin.

PE kërkon nxitje më të madhe politike për vendet e Ballkanit dhe iu jep mbështetke përfshirjes  në programet politike para anëtarësimit.

Harmonizimi i politikës së jashtme

Insistohet në harmonizimin shkallë shkallë të poliitksës së jashtme dhe të sigurisë në procesin e bashkëngjitjes me atë të BE-së dhe angazhimin e përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit në Konferencën për të ardhmen e Evropës.

PE angazhohet për ndihmë vendeve të Ballkanit në tejkalimin e polarizimeve të brendshme dhe bojkotit të punës së parlamenteve.”Duhen mbështetur reformat zgjedhore që të sigurohen zgjedhje korrekte dhe transparente në harmoni me standardet ndërkombëtare” thuhet ne rekomandime.

PE kritikon fushatat e kërcënimeve dhe frikësimit ndaj medieve dhe gazetarëve dhe insiston në krijimin e kushteve për punën dhe hulumtim të tyre.

Krimet e luftës, të pagjeturit...

Rekomandim i PE për politikën e zgjerimit ka të bëjë edhe zgjidhjen e krimeve të luftës dhe personave të pagjetur dhe promovimin e politikës jo diskriminuese në regjion..

“Duhet të vendoset plasni ekonomi strategjik investues që të mbështetet zhvillimi i qëndrueshëm në procesin e bashkëngjitjes” thuhet në tekstin e rekomandimeve të PE.

Raportuesi Picula vlerëson se propozimet janë sinjal i qartë i mbështetjes që PE i jep vendeve në përmbushjen e kushteve për anëtarësim në BE.”Ky është sinjal i qartë i mbështetjes së vazhdimit të procesit të zgjerimit si një nga politikat më të suksesshme të BE-së” tha Picula.

Për të gjitha këto propozime të miratuara në këshillin e PE do të votohet në mbledhjen e ardhshme të Parlamentit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat