Pas mbylljes në shtëpi për shkak të pandemisë përfundoi në koma, Lutfi Haziri dhuron 500 euro nga paga e tij

Lajme

Pas mbylljes në shtëpi për shkak të pandemisë përfundoi në koma, Lutfi Haziri dhuron 500 euro nga paga e tij

Më: 21 prill 2020 Në ora: 22:47
Lutfi Haziri

Familja Maloku nga Gjilani e ka bërë publike llogarinë bankare, përmes të cilës mund ta ndihmoni Hamdi Malokun, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

E kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri përmes një postimi të bërë në Facebook, ka folur fjalë të mira për Hamdiun, të cilin e quan njeri të ndershëm e punëtor të madh. Ai madje ka ndarë 500 euro nga paga e tij për të ndihmuar atë, e këtë apel e ka për të gjithë.

“Hamdiun e njohim të gjithë si njeri të ndershëm dhe punëtor të madh. Si Komunë, i kemi ndihmuar saherë ka pasur nevojë. Kemi qenë dhe do të jemi afër familjes Maloku në vazhdimësi. Apeloj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmojnë në këtë kohë të nevojshme për ta. 500 euro unë i kam ndarë nga rroga ime, ndërkaq 500 euro të tjera në emër të Komunës së Gjilanit. Kontribo. Shpëto jetë. Për Hamdiun tonë, për Familjen Maloku”, shkruan Haziri.

Hamdiu po trajtohet në intenzive, në Qendrën Klinike Universitare, në Prishtinë, i cili duket se është njëri nga rastet e para në Kosovë që si pasojë e mbylljes në shtëpi për shkak të pandemisë, nga gjendja depresive, përfundoi në koma.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat