Kimete Berisha: Hashim Thaçi e ka problem çdo fjalë që fillon me ‘P’

Lajme

Kimete Berisha: Hashim Thaçi e ka problem çdo fjalë që fillon me ‘P’

Nga: N.Sh Më: 23 prill 2020 Në ora: 12:44
Kimete Berisha dhe Hashim Thaçi

Opinionistja Kimete Berisha, përmes një postimi në Facebook, kësaj radhe ka folur për fjalët se si i shqiptojnë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi.

Berisha për Kurtin thotë se, emrin e koronavirusit e shqipton si një fjalë të vetme, si me qenë një farë gruaje e vjetër dhe misterioze.

Ndërsa, për presidentin Hashim Thaçi Berisha pohon se ka problem me secilën fjale që fillon me shkronjën P.

Për më shumë, lexojeni postimin e Kimete Berishës:

Albin Kurti e shqipton emrin e Corona Virusit (jo si një fjalë e vetme), por me emër e me mbiemër, si me qenë 'ajo' naj farë gruaje e vjetër dhe misterioze, e katandisur me sheshir dhe e martuar te Virust.

Veç zonja Korona, ende nuk i ka thënë.

E, Hashim Thaçi kur thotë 'panik' dhe 'prill', duket sikur po flet për elemente kimike.

Kur thotë ky 'panik', i mbetet K-ja varur në gjuhë, thu' ti zhdrypi prej qiellit zbuluesi i frikës së madhe, zoti.Panik.

E kur thotë 'Prill', e then guhën edhe më shumë dhe sharron te I-ja.

I del problem këtij me çdo fjalë që fillon me P.

Venerone.

P-yhin e ka zor me diciplinu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat