Çka sjell Komisioni Evropian në konferencën e liderëve të BE-së dhe Ballkanit perëndimor

Lajme

Çka sjell Komisioni Evropian në konferencën e liderëve të BE-së dhe Ballkanit perëndimor

Nga: F. B. Më: 29 prill 2020 Në ora: 10:24
BE

Komisioni Evropian sot në takimin e komisarit do të shqyrtojë kontributin e saj në video-konferencën e liderëve të BE-së dhe Ballkanit që do të mbahet me 6 maj.

“Bëhet fjalë për ,mbështetjen që BE do të i ofroj regjionit në kontestin e krizës aktuale dhe rimëkëmbjes pas pandemisë”, kanë thënë ne Komisionin Evropian (KE), shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Burime nga Brukseli kanë thënë se "kontributi" i BE-së në takimin e 6 majit do bazohet në 4 pika prej të cilave më e rëndësishmja është ajo e ndihmës evropiane regjionit si përgjigje e Covid-19.

Në fillim pritet që KE në bisedim me liderët e BE-së dhe Ballkanit duhet të konfirmoj perspektivën evropiane për regjionin.

Pritet që KE gjate konferencës të prezantoj mbështetjen e deritashme që BE ka darë për ndihmë vendeve të Ballkanit në kohën e krizës.

"Duke marrë parasysh krizën momentale dhe pasojat e saj, KE do rekomandoj ndarjen e mjeteve të konsiderueshme për regjionin” thonë burime në Bruksel.

Sipas draftit që duhet të miratohet me 6 maj, para liderëve të BE-së dhe atyre nga Ballkani do prezantoj pako prej disa miliardë euro përfshirë edhe ndihmën në sektorin shëndetësor për evitimin e pasojave të pandemisë dhe pako ekonomike prek 750 milionë euro si pako e Bankës Evropiane Investuese.

KE do prezantoj edhe punën e saj në pakon investuese ekonomike që është parashikuar për zhvillim vendeve të Ballkanit dhe ofrimin e saj BE-së.

Ky plan në fillim ishte thënë se do prezantohet ne maj në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit, por si duket duhet te pres vjeshtën.

Shkas i kësaj shtyrje të pakos ekonomike investuese dhe mbështetjes sipas KE është fokusimi aktual i BE-së në përgjigje të sanimit të pasojave të Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat