Borel: S’ka alternativë tjetër, Kosova dhe Serbia duhet që...

Lajme

Borel: S’ka alternativë tjetër, Kosova dhe Serbia duhet që...

Nga: F. B. Më: 30 prill 2020 Në ora: 13:02
Borel

Situata aktuale“status quo” në të cilën ndodhen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë të padurueshme konsideron përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borel, duke shtuar se është e nevojshme që bisedimet e dy palëve të vazhdojnë sa më parë, shkruan N1, transmeton “Bota Sot”.

"Nuk ka alternativë vazhdimi urgjent i normalizimit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kosova dhe Serbia duhet të krijojnë atmosferë të volitshme për vazhdimin e dialogut në të mirë të dy palëve” tha Borel duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve.

Në këtë mënyrë ai u përgjigj në pyetjen si mund te ndikojnë në normalizimin e raporteve mes palëve fakti se në krye të funksioneve shtetërore në administratën e Kosovës kanë ardhur persona të gjykuar apo të dyshimtë për krime lufte.

Këtë pyetje e shtroi deputetja ultra-nacionaliste franceze e Lidhje Kombëtare Dominik Bild, që theksoi se kreu i qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj ka paraqitur dorëheqje në qershor 2019 pasi Dhoma speciale për Kosovë e ftoi në intervistë në Hagë, ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte lëndë hetimi në lidhje me akuzat që raportuesi i Këshillit të Evropës Dik Marti, e Rrustem Mustafa i dënuar për krime lufte u emërua këshilltar i presidentit dhe u dekoruar me medaljen “për kontributin në luftën për pavarësi”.

Borel, në formë të shkruar përkujtoi se gjatë vizitës në Serbi dhe Kosovë në janar të këtij viti ka nënvizuar gatishmërinë e marrjes së rolit ndërmjetësues në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në emër të BE-së dhe të vazhdoj bashkëpunimin me të gjithë aktorët politik në Kosovë.

Në këtë kuptim, Borel përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe me vlerësimin se ai hap ka pasur efekt pozitiv në vendosjen e sërishme të tregtisë dhe sigurimin e qarkullimit të mallrave të nevojshme kundër Covid-19.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme pret që pas heqjes së tarifës “do të vij te vazhdimi i shpejtë i dialogut me qëllim që në masë të madhe të përmirësohen raportet ndërmjet vete” dhe shton se emërimi i të dërguarit Miroslav Lajçak si përfaqësues për dialog dhe çështje regjionale të Ballkanit dëshmon dëshirën e fuqishme të BE-së për vazhdimin e angazhimit në kuadër të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat