Mediat serbe flasin për sulmet e shqiptarëve, pyesin pse po frikësohet Brukseli?

Lajme

Mediat serbe flasin për sulmet e shqiptarëve, pyesin pse po frikësohet Brukseli?

Nga: F. B. Më: 2 maj 2020 Në ora: 10:35
BE

Zyra e BE ka shpreh shqetësimin lidhur me disa incidente që kanë ndodhur kundër bashkësive jo shumicë, posaçërisht kundër serbëve, apo tërheq vërejtjen Brukseli në rrezikun real në prag të bisedimeve për shkak primatit që Amerika mori nga BE në proces, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Në muajin që shkoi kishte dhjetë sulme serioze ndaj serbëve që nga djegia e shtëpive deri tek kërcënimet me armë që shpjegohet si pasojë e tensioneve politike në Kosovë shkruan “Alo”.

BE zyra në Prishtinë kërkon aksione për vënien e kryesve para drejtësisë, që përbën reagimin e rrallë të bashkësisë ndërkombëtare

BE iu tërheq vërejtjen serbëve derisa Amerika udhëheq procesin

Politologu Dragomir Angjelkoviç mendon se apeli i zyrës së BE është i veçantë kur dihet çfarë ka ndodhur atje, e vetëm individët janë përgjigjur për raste të margjinalizuara, strukturat ndërkombëtare kanë reaguar por nuk kanë vepruar aktivisht.

A do ndërmarrin tash diçka seriozisht apo është vetëm një tjetër premtim në serinë e premtimeve do të shihet - shprehet Angjelkoviç dhe shton se kjo mund të jetë vetëm marketing i BE-së para bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës, mënyra e tyre që të tregojnë se kujdesen edhe për serbët.

Sipas tij mbetet të nëse kjo është vetëm pjesë e “garës” me Amerikën që do ndodhë lidhur me bisedimet.

Nëse ata në këtë mënyrë do të mund të maten me Amerikën, është shumë pikëpyetje sepse shqiptarët gjithsesi janë të kthyer kah Amerika. Ata nuk e shohin BE –në si faktor serioz, atyre Amerika iu solli çdo gjç qç kanë dhe BE aty është margjinale.

A kërcënon eskalimi

Në pyetjen nëse serbët duhet pasur frikë pas incidenteve të fundit dhe tërheqjes së vërejtjes nga zyra e BE-së ekspertja për siguri Jelena Vukoiçiç tha se çdo gjë është e mundshme, sepse në Kosovë ka shumë asi shqiptarë që duan të përfundojnë të ashtuquajturin “tregim të Kosovës” për shkak të zhargitje së zgjidhjes për Kosovë”.

“Për fat të keq ajo që nga frikëson të gjithëve dhe që është opsion është strategjia që shumë shqiptarët e kanë provuar në të shkuarën. Kjo është me ndihmën e dhunës ndaj serbëve të shtyjnë Beogradin të lëshoj pe edhe të pranoj shantazhet”, tha ajo.

Pas përndjekjes ndaj serbëve me 2004 ne jemi në frikën konstante se mund të ndodhë diçka, dhe të gjithë e dimë se shqiptarët janë absolutisht të gatshëm në një skenar të tillë dhe do ta bëjnë nëse marrin sinjal nga Uashingtoni e Brukseli.

“Viteve të fundit problemi i Kosovës nuk po shkon sipas dëshirës perëndimit dhe Prishtinës dhe pas tërheqjes së njohjeve dhe ndryshimeve të hartës globale, kjo i bënë nervoz dhe për këtë për fat të keq mund të pritet skenar i ngjashëm si 2004 – beson ajo.

Milan Petriç po ashtu ekspert i sigurisë përkujton se të gjitha apelit që kanë ardhur nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë janë pararojë dhe tërheqje e vërejtjes për ndonjë ngjarje.

“Kjo nuk është vërejtja e parë nga ambasadat e huaja, kishim një kohë rastin e ambasadës britanike ku bazuar nga të dhënat e shërbimeve të tyre informative d kishte incidente dhe viteve të fundit vërejtje të tilla kishte shumë”, tha ai.

Sipas tij Kurti aktualisht është burim i qendrës së mundshme të protestave dhe ato sigurisht do jenë drejtuar kundër serbëve, sepse ata nuk kanë si të bëjnë vetës status politik përveç fajësimit të serbëve edhe pse e dimë se Beogradi në Kosovë ka ndikim minimal në çka do qoftë.

Seri e incidenteve

Në lokalitetin Janjinoj Vodi, fshat afër Obiliqit me 17 prill i është djegur shtëpia Tihomir Ristiçit, në të cilën nuk ndodhej askush. Në fshatin Novake tek Prizreni me 25 prill është djegur shtëpia e Momir Stanojeviç. Në fshatin Crkolez të Istogut me 26 prill banorit ë këtij lokaliteti Malisha Tijaniç i është vjedhur automobili dhe një ka. Një ditë më pas në Gojbulë disa persona të moshës së rritur kanë tentuar thyerjen e Kishës dhe kanë rënë kambanës së kishës dhe kanë hequr dorë kur banorët u ballafaquan me ta.

Po në këtë lokalitet një ditë më pas me 29 prill kishte edhe një incident në oborrin e shkollës, kur grupi i njëjtë ka thyer dritaret dhe ka shkruar UÇK, ndërsa po me këtë datë në Babin Most të Obiliqit një familje i janë vjedhur makinat bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat