Ipeshkvi në pension Atanasije Jevtiç: Vuçiq gënjen vetën dhe tjerët dhe përpiqet te imponoj ideologjinë e pafe

Lajme

Ipeshkvi në pension Atanasije Jevtiç: Vuçiq gënjen vetën dhe tjerët dhe përpiqet te imponoj ideologjinë e pafe

Nga: F. B. Më: 4 maj 2020 Në ora: 12:01
Aleksandar Vuçiq

Ipeshkvi në pension i Ipeshkvisë së Zahum-Hercegovinës Atanasije Jevtiç ka fol për pushtetin e Vuçiqit, duke e quajtur qyqar, defetist dhe gënjeshtar, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

“Ky qyqar , ky llafazan i thjeshtë dhe mos të hyj në fjalë të këqija, defetisti Vuçiq tregon tregime sikur ne po thithnim një vozë. Le të shkoj këto tregime të tregoj në Bugojnon e tij. Por mos të na shes mend, njeriu që nuk beson në asgjë”, ka thënë ipeshkvi në pension Atanasije.

Ai ka potencuar se Vuçiq “gënjen veten edhe tjerët dhe do që të na imponoj ideologjinë e tij pa fe”.

“Si janë mite ato – kur të gjithë historinë e botës e lëvizin mitet e mëdha, që janë të vërteta të mëdha që Platon i ka quajtur mite sepse janë në gjendje të lëvizin masat! Nëse ai nuk beson le të le mosbesimin e tij për vete edhe atë që përfaqëson dhe jo të ja imponoj një populli! Një gënjeshtar dhe qyqar dhe i pafytyrë. Unë këtu kam shkruar në apele, ai është defetist, e plason në popull defetizmin, jo vetëm tradhtinë dhe dorëzimin e plotë”.

Ipeshkvi Atanasije ka përkujtuar në fjalët e Vuçiqit lidhur me Kosovën:

“Nuk është e jona çdo gjë në Kosovë”, tha ai – po çka nuk është e jona në Kosovë, le të na e thotë. Gënjen kur thotë kështu” përfundoi ipeshkvi i pensionuar nga Hercegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat