Ky është qytetari nga Kosova që vdiq nga coronavirusi në Gjermani

Lajme

Ky është qytetari nga Kosova që vdiq nga coronavirusi në Gjermani

Më: 6 maj 2020 Në ora: 23:40

Një qytetar nga Kosova në Gjermani ka vdekur pasi kishte qenë i infektuar me koronavirus.

Lajmin e trishtë e ka dhënë  kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimës.

I ndjeri është nga fshati Gadish i Gjilanit.

Ky është postimi i tij i plotë:

#Dita55 me një lajm të trishtë për Gjilanin. Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, 

, nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me #Covid19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve.

Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare.

Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye

për kurrëfar paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive. Siҫ e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero!

Image
Myshyr Shabani

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat