Deputetët e Listës serbe: Serbia jep shumë për ne, i refuzojmë nga 100 euro, ia japim një familjeje

Lajme

Deputetët e Listës serbe: Serbia jep shumë për ne, i refuzojmë nga 100 euro, ia japim një familjeje

Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:49
Deputetët e Srpska’s

Deputetët e Listës Serbe e kanë falënderuar përmes një komunikate shtetin e Serbisë për ndihmat që ua ka bërë, derisa kanë njoftuar se kanë hequr dorë nga 100 euro sa iu kishin ofruar nga buxheti i Serbisë.

“Duke pasur parasysh alokimet e mëdha që shteti ynë i Serbisë investon në fushën e Kosovës dhe Metohisë, duke krijuar kushte për mbijetesën e qytetarëve, por edhe kthimin e personave të zhvendosur në këto zona, të dhjetë deputetët e Listës Serbe heqin dorë nga 100 euro nga buxheti i Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim për media.

Tutje, nga Lista Serbe kanë falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq për të cilin kanë shkruar se në këtë krizë që është shkaktuar nga pandemia ka treguar shqetësim të vecantë për shëndetin e qytetarëve serb në Kosovë.

“Me këtë rast, falënderojmë shtetin tonë dhe Presidentin Aleksandar Vucic, i cili, në këtë krizë të shkaktuar nga pandemia, kanë treguar shqetësim të veçantë për shëndetin e qytetarëve tanë në Kosovë dhe Metohi dhe për forcimin e institucioneve tona”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, deputetët e Listës Serbe kanë bërë të ditur se do të dhurojnë 1000 mijë euro për një familje nga Grecanica që iu është djegur shtëpia ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat