“Albin Kurti ishte rrahur nga serbët gjithë natën deri në mëngjes, por kurrë nuk ishte dorëzuar”

Lajme

“Albin Kurti ishte rrahur nga serbët gjithë natën deri në mëngjes, por kurrë nuk ishte dorëzuar”

Nga: D.RR Më: 9 maj 2020 Në ora: 18:44
Albin Kurti

“Albin Kurti kurrë nuk o dorëzua! 9 qershor 1999, Burgu i Lipjanit”.

Kështu fillon një pjesë e librit "Qark i (Pa)mbyllur Burgjesh" të Enver Dugollit, shokut të Albin Kurtit, i cili ka rrëfyer se si ishte rrahur Albin Kurti nga serbët.

“"...Na kapi fort shqetësimi ngaqë dëgjonim një rrahje të pamëshirshme dhe të pandërprerë diku prej një dhome të burgut. Duhet të ishte ora dhjetë e mbrëmjes kur kishte nisur rrahja. Nuk po ndalej. Në fillim dëgjohej vetëm një gjysmë zëri i njeriut që rënkonte nën goditjet. Ngaqë goditjet ishin shumë të shpeshta, ne gjykonim se po torturonin disa të burgosur njëkohësisht”, shkruan në Dugolli në libër.

“Njeriu që ishte rrahur për vdekje nga gardianët e burgut, gjithë natën deri në mëngjes, ishte Albin Kurti...", thuhet më shumë në libër.

Fragmenti i plotë i shkëputur nga libri "Qark i (Pa)mbyllur Burgjesh" i Enver Dugollit:

ALBIN KURTI KURRË NUK U DORËZUA!

9 qershor 1999, Burgu i Lipjanit

"...Na kapi fort shqetësimi ngaqë dëgjonim një rrahje të pamëshirshme dhe të pandërprerë diku prej një dhome të burgut. Duhet të ishte ora dhjetë e mbrëmjes kur kishte nisur rrahja. Nuk po ndalej. Në fillim dëgjohej vetëm një gjysmë zëri i njeriut që rënkonte nën goditjet. Ngaqë goditjet ishin shumë të shpeshta, ne gjykonim se po torturonin disa të burgosur njëkohësisht. Edhe atë gjysëm zëri nuk e dëgjonim më, por goditjet po. Ato vazhdonin me të njëjtin vrull. Lidhëset plastike në duar dhe zhurma e goditjeve në vesh na mbanin zgjuar. Të mbetet pak për të menduar në ato çaste, por ajo pak ta shpon trurin. Vetëm më vonë mësuam se fjala ishte vetëm për një njeri. Njeriu që ishte rrahur për vdekje nga gardianët e burgut, gjithë natën deri në mëngjes, ishte Albin Kurti..."

Libri - Enver Dugolli "Qark i (Pa)mbyllur Burgjesh"

Image
Enver Dugolli dhe Albin Kurti, 2019!
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat