Dy deputetë të Serbisë në grevë urie shkaku i Kosovës

Lajme

Dy deputetë të Serbisë në grevë urie shkaku i Kosovës

Nga: F.B Më: 10 maj 2020 Në ora: 13:36
Miladin Shevarliç ka nis grevën e urisë para Kuvendit të Serbisë

(E plotësuar) - Disa deputetë të Serbisë kanë hyrë të dielen në grevë urie e dy prej tyre e kanë përmendur si arsye Kosovën. Ka qenë deputeti i pavarur i parlamentit të këtij shteti, Miladin Shevarliq ai i cili ka thënë se në grevë hyn “shkaku i pamundësisë për të nisur debat në Kuvend për cenimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, si dhe mosrespektimin e Rezolutës 1244”.

Atij më pas i është bashkuar deputeti Boshko Obradoviq, lideri i grupit “Dveri”. Menjëherë pas tyre, në grevë kanë hyrë edhe deputetët e Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandër Martinoviq dhe Sandra Bozhiq, me kërkesën që “prokuroria të reagojë dhe t’i nisë hetimet kundër Boshko Obradoviqit”.

Shevarliqi, që e ka nisur grevën rreth Kosovës, ka zënë pozitë të dielen tek shkallët e Parlamentit të Serbisë.

I veshur me veshje serbe, ai ka mbajtur një fotografi me mbishkrimin: “Nuk është çështja tek ajo nëse duam apo nuk duam të luftojmë! Por nëse duam apo nuk duam të ekzistojmë”.

Ai ka vlerësuar se “parlamenti i Serbisë është turp” që shërben për “zbatimin e njëmendësisë së partisë në pushtet”.

Ai fillimisht u kishte treguar gazetarëve në parlament deklaratën e ambasadorit të Rusisë, Aleksandër Bocan Harçenkos për gazetën “Politika” në të cilën ka theksuar se rezolutën 1244 duhet ndërruar, duke lëshuar më pas deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit për “sovranitetin e Kosovës në tërë territorin e saj”. Megjithatë, ai xhirim është i vitit 2019.

“A është kjo tradhti?… Përse nuk iniciohet çështja e largimit të Kosovës nga sistemi elektroenergjetik serb dhe bashkimit me atë të Shqipërisë? Për çfarë shërben ky parlament”, ka thënë ai.

Atij më pas i është bashkuar edhe Obradoviqi.

“Sapo i jam bashkuar Miladin Shervarliqit në grevën e urisë. Dhe besoj se nuk do të jem i vetmi. Jo vetëm për ruajtjen e Kosovës në përbërjen e Serbisë, por në rend të parë për atë. E pastaj edhe për shkelje të Kushtetues, rrënim të demokracisë dhe shtyrje të zgjedhjeve”, ka shkruar Obradoviq në Twitter.

***

I veshur me veshje kombëtare, deputeti i pavarur Miladin Shevarliç ka nis grevën e urisë para Kuvendit të Serbisë për shkak pamundësisë që të ndikoj në vënien në shqyrtim të shkeljes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë dhe mosrespektimin e rezolutës 1244 të OKB-së, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Shevarliç ka ndërmarr këtë hap duke u bazuar në deklaratën e ambasadorit rus Harçenko se rezoluta 1244 duhet të zëvendësohet ndërkohë që më pas ka lëshuar xhirimin e deklaratës së Vuçiqit se “Kosova do të arrijë sovranitetin në të gjithë territorin e saj” ka transmetuar N1.

Ai nënvizoi se “Parlamenti është turpi i Serbisë” që shërben “ për realizimin e njëmendimi të partisë në pushtet” duke cilësuar SNS si “pa përgjegjëse kombëtare”.

Image

“Serbia nuk njeh shtetin separatist të Kosovës, ndërkohë që detyron qytetarët e saj të bëhen anëtarë të Kuvendit dhe qeverisë së tyre”  - tha ai.

Lideri i Dver-it Boshko Obradoviç ka kumtuar në rrjetin social Tviter se do të i bashkohet deputetit Shevarliç në grevën e urisë dhe nuk mendon se do të jetë i fundit.

“Jo vetëm për mbrojtjen e Kosovës në përbërje të Serbisë, po para së gjithave për ata, pastaj edhe për shkeljen e Kushtetutës, demokracisë dhe shtyrjen e zgjedhjeve” ka shkruar  Obradoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat