Mediat serbe: Ollbrajt e Engel në dëshpërim që Vuçiq ka kthyer Amerikën kundër Kosovës!

Lajme

Mediat serbe: Ollbrajt e Engel në dëshpërim që Vuçiq ka kthyer Amerikën kundër Kosovës!

Nga: F.B Më: 10 maj 2020 Në ora: 16:10
Vuçiq

Mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës Madlen Ollbrajt dhe Eliot Engel kanë kundërshtuar Serbinë dhe kanë shprehur dëshpërimin që presidenti serb Vuçiq ka kthyer Amerikën kundër Kosovës!, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

“Problemi është se ShBA po qëndrojnë në anën e Vuçiqit dhe po përzihen në zgjedhjet e Kosovës” ka thënë Eliot Engel.

“Kosova është çliruar dhe është shtet i pavarur, por Vuçiq po tenton  të privojë liritë në Kosovë” tha ai.

“Ajo që po ndodhë , për fat të keq është se Beogradi edhe më tutje po konsideron se Kosova është pjesë e Serbisë” tha Olbrajt.

Ollbrajt dhe Engel kanë përsëritur se në Kosovë “është kryer gjenocid dhe spastrim etnik ndaj shqiptarëve, që serbët e kryen në vitin 1999 dhe ankohen se shqiptarët nuk po ndihmohen nga ShBA ".

Duke qenë pafuqishëm për të ndihmuar shqiptarët Ollbrajt dhe Engel kanë sulmuar presidentin serb Vuçiq dhe popullin serb, shkruan “Alo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat