A është e vërtetë kjo? Serbia rrit fluksin e mallrave drejt Kosovës, shet më shumë sesa para pandemisë

Lajme

A është e vërtetë kjo? Serbia rrit fluksin e mallrave drejt Kosovës, shet më shumë sesa para pandemisë

Nga: F. B. Më: 14 maj 2020 Në ora: 09:49
Ilustrim

Qarkullimi i mallrave drejt Kosovës në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme në disa segmente ishte edhe më i madh se para virusit, Kosova varet nga Serbia kur bëhet fjalë për disa lëndë të para ka deklaruar ministri i Tregtisë Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Ljajiç duke sugjeruar se në rast të valës së re të virusit të bëhet balancimi “mes ekonomisë dhe shëndetit”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Ai për TV Pink nënvizoi se 83 për qind e të gjitha drithërave në Kosovë kanë prejardhje nga Serbia dhe se gjatë situatës së jashtëzakonshme janë dërguar mallra në vlerën 18,5 milionë euro.

Pushteti në Kosovë sipas Ljajiç, “tash e kthejnë barrierën”, përkatësisht masat e posaçme dhe akcizën në miell në vlerën 40 euro për një ton, me çka prodhuesit në Serbi bëhen jo konkurrent.

I gjithë sektori i tregtisë vlerësoi Ljajić, “nuk kaloi lehtë”, sepse kishte një kërkesë të madhe të produkteve ushqimore, por është shënuar rënie në shitjen e teknikës së bardhë.

Gjatë situatës së jashtëzakonshme është regjistruar rritje e eksportimit të drithërave në regjion dhe Evropë dhe rritje e importimit të naftës dhe medikamenteve mjekësore.

Lajiç potencoi se duhet të jemi të gatshëm për valën e dytë eventuale të virusit dhe të bëhet balancim mes “shëndetësisë dhe ekonomisë”.

Kur është në pyetje malli për të cilën kishte kufizim të marzhës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Ljajiç tha se të gjitha marzhat janë kthyer me përjashtim të dy gjërave dorezave dhe maskave.

Ai nënvizoi se shteti është i kënaqur me sjelljen e shitësve dhe është konfirmuar se vetëm 3,6 për qind e tyre nuk kanë respektuar vendimin për marzhë.

“Duke pasur parasysh madhësinë e krizës , tregtarët kanë dhënë provimin. Shitësit në market dhe shitoret tjera çdo ditë kanë takuar mijëra qytetarë dhe ata meritojnë nderim përveç punonjësve shëndetësor dhe policisë që ishin në linjën e parë”, përfundoi Ljajiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat