Liri Loshi: A duhet të bashkohen PDK-LDK?

Lajme

Liri Loshi: A duhet të bashkohen PDK-LDK?

Nga: N.Sh Më: 14 maj 2020 Në ora: 09:59
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shtruar një pyetje në rrjetin social Facebook, se a duhet të bashkohen PDK-ja dhe LDK-ja?

Ai duke komentuar deklaratën e Xhavit Halitit se PDK-ja dhe LDK-ja duhet të bëjnë një koalicion të ri, thotë se kjo nuk mjafton.

Sipas tij, këto dy subjekte politike duhet të bashkohen përgjithmonë, për të mbijetuar politikisht dhe ekonomikisht.

“Nuk mjafton që PDK-ja dhe LDK-ja të bëjnë koalicion të ri, siç sugjeron Xhavit Haliti. Ato duhet të bashkohen përgjithmonë, në mënyrë që të mbijetojnë politikisht e mbase edhe ekonomikisht në të ardhmen”, shkruan Loshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat