Nis faza e parë e dezinsektimit në disa lagje të Prishtinës

Lajme

Nis faza e parë e dezinsektimit në disa lagje të Prishtinës

Më: 15 maj 2020 Në ora: 23:25
Foto

Sonte në orën 20:30 në lagjet Parku i Qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, lagja e Muhaxherëve, blloqet te Shtëpia e Pleqve dhe lagja Tophane ka filluar faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit t’i mbajnë dritaret e mbyllura dhe të kufizojnë daljet në hapësirat ku kryhet dezinsektimi të paktën për një orë.

“Qytetarët në këtë proces janë partnerë të rëndësishëm. Andaj, ju lusim që gjatë kohës së dezinsektimit, t’i mbani dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizoni daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë”.

“Gjithashtu, ju rikujtojmë që shoqatat e bletarëve duhet të kanë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe. Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin. Vikend të këndshën pranë familjeve të juaja. Natën e mirë për sonte!”, thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat