Vuçiq: Kur Lajçak, Mass e Pendarovski thonë nuk ka ndryshime të kufijve – qëllimi është Serbia të pranoj tërësinë territoriale të Kosovës si shtet i pavarur

Lajme

Vuçiq: Kur Lajçak, Mass e Pendarovski thonë nuk ka ndryshime të kufijve – qëllimi është Serbia të pranoj tërësinë territoriale të Kosovës si shtet i pavarur

Nga: F.B Më: 16 maj 2020 Në ora: 17:13
Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar se presidenti maqedon Stevo Pendarovski me deklaratën e tij se përcaktimi përkatësisht ndryshimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të ishte e mirë është hyrje në hatër edhe lajkë për Gjermaninë edhe pse e ka lutur që mos të flasë për këto tema për shkka raporteve të mira mes dy vendeve, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen si e komenton deklaratën pasi ka një vit që nuk ka dialog me dike nga Prishtina, Vuçiq tha se nuk i kujtohet kur herën e fundit ka biseduar me Thaçin apo ndokënd tjetër nga Prishtina.

“Këtë fjali (që e tha Pendarovski) një ditë më përpara e tha ministri gjerman Hajko Mas” tha Vuçiq.

Sipas tij Serbia gjendet në situatë jo të lehtë dhe rreth jo të thjeshtë, edhe po të përpiqemi të bisedojmë me të gjithë edhe me ata që kanë njohur pavarësinë e Kosovës është shkëputje e padrejtë e një pjese të Serbisë.

"Nuk ishin të shqetësuar në vitin 2008 për ruajtjen e të drejtës ndërkombëtare edhe integritetit territorial ndërsa tash thonë se janë të brengosur për atë ".

Vuçiq përsëriti se në inaugurimin e tij e kishte lutur për një gjë, pasi kemi bashkëpunim të mire ekonomik dhe raport të mirë  mes popujve të ketë kujdes pasi kanë bërë diçka që v endet tjera do e shikonin ndryshe, të mos flet për këto tema.

"Kjo nuk është puna juaj dhe kur flisnin mendoni se ka edhe tjerë që mendojnë ndryshe, ata kanë vepruar ndryshe nga lutja ime dhe në kundërshtim me si kam menduar marrëveshjen e arritur me qëllim që të iu hyhet në hatër gjermanëve ", ka thënë Vuçiq.

Ai tha se kupton përcaktimin e tij pasi Gjermania është fuqi absolut dominuese sot që ka dal akoma më dominuese nga kjo krizë pasi ka ndarë më shumë para se të gjitha vendet evropiane së bashku.

"Kuptoj zgjedhjen e shumë liderëve në regjion që në mënyrë jo të matur iu hyjnë në hatër dhe iu bëjnë lajka më të fortëve, respektoj gjermanët por nuk iu bëjë lajka as popullit tim e le dikujt tjetër, kur ata thonë nuk ka ndryshime territoriale në përkthim do të thonë edhe Miro edhe Lajçak edhe Mass edhe Pendarovski  se qëllimi është Serbia të pranoj tërësinë territoriale të Kosovës si shtet i pavarur ", tha Vuçiq.

Ai përsëriti se Serbia asnjëherë nuk do të pranojë atë dhe territori u definua me rezolutën 1244 të OKB-së, duke shtuar se këtë tregim e ka dëgjuar edhe para 7 a 8 vjetëve.

"Nëse kanë zgjedhje , le ta sjellin dike tjetër në pushtet në Serbo dhe zgjidheni brenda ditës. Që unë të marr pjesë në ato tregime nuk dua sikurse as që të ju lus. Pres të shoh çka ata gjeni që dinë të na shesin mend, çka nuk duan dhe çka nuk do të thonë, se cili do të ishte zgjedhja e kompromisit. Vetëm të na thonë këtë” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat