Reagim me rastin e djegjes së objektit të shkollës në Dacaj

Lajme

Reagim me rastin e djegjes së objektit të shkollës në Dacaj

Nga: Ismet Azizi Më: 17 maj 2020 Në ora: 14:46
Objekti i djegur

Me dhimbje të madhe morëm lajmin e hidhur të Malsisë së Rozhajës, pyjet e së cilës janë përfshirë nga zjarri i shtrirë në dhjetëra vendbanime. Por edhe më të indinjuar jemi për lajmin shumë të hidhir për djegjen objektiti te shkollës së vetme shqipe të kësaj krahine. Dyshohet se parmbrëmë në orët e vona, se shkolla në Dacaj është thyer dhe i është vënë flaka.

Kërkojmë nga organet përgjegjëse shtetërore të rendit e sigurisë që sa më parë t’i zbulojnë shakaktarin përkatësisht autorin e mundshëm të kësaj zjarrvënie të qëllimshme me pasoja të mëdha për këtë shkollë nxënësit, mësimdhënësit dhe për tërë banorët e Malësisë së Rozhajës, e cila iu ekspozua zjarrit të madh ku u dogjën pyje dhe shtëpi gjithandej.

Kërkojmë nga oraganet përkatëse një hetim të hollësishëm rreth djegjes së shkollës në Dacaj e cila edhe më herët nga qarqet antishqiptare është tentuar të digjet e shkatrrohet, duke tentuar që në këtë mënyrë ta ndalojnë në këtë mënyrë edukimin dhe arsimimin e nxënësëve shqiptarë të kësaj Malësie ende të pa asimiluar gjuhësisht.

Image

Në kohën kur Mali i Zi vazhdon të provokohet në mënyra të ndryshme nga qarqet sernomadhe, qoft edhe nga ato që fshihet pas velandonësh të priftërinjëve, është mjaft e qartë qe të njejtat qarqe janë të preokupuara që të shkaktojnë probleme artificiale në vend, qoftë edhe duke ndërmarrur veprime drastike sikurse që është edhe djegja e objektit të Shkollës Fillore “ Dacaj“ në Dacaj të Rozhajës, që e ka një histori të bujshme të arsimimit e të edukimit në gjuhën amtare shqipe të shqiptarëve të kësaj malësie.

Deklaratat dhe dëshmitë e mësimdhënësve të kësaj shkolle të dhëna na bëjnë të dyshojmë se objetit të shkollës i është vu zjarri me qëllim, andaj kërkojmë që urgjentisht të ndërmarren masa për zbulimin e shkakut dhe autorit. Me zbulimin e autorit largohet dyshimi dhe duke qenë prore në favor të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndërkulturor të popujve në këto hapsira, Shoqata “Kosova per Sanxhakun” e sheh si çështje të ngutshme zbulimin e këtij rati dhe dënimin e autorëve të mundshëm të kësaj zjarvënie që nuk dogjën vetëm objektin e shkollës por dogjën sipërfaqe të tëra, objekte banimi dhe rrezikuan jetën e banorëve, por një tentim mizor të helmimit të mardhënjeve të njerzve të një nënqielli e fati të përbahskët jetësor.

Image

Në emër të kryesisë dhe anëtarësisë së shoqatës “ Kosova për Sanxhakun “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat