Instituti ndërkombëtar slloven: Zagrebi, Podgorica dhe Prishtina kanë pakt sekret kundër Serbisë

Lajme

Instituti ndërkombëtar slloven: Zagrebi, Podgorica dhe Prishtina kanë pakt sekret kundër Serbisë

Nga: F. B. Më: 18 maj 2020 Në ora: 10:30
IFIMES

 Instituti ndërkombëtar për Lindje e afërme dhe studime të Ballkanit (IFIMES) nga Lubljana ka vlerësuar se për NATO është e dëmshme cilido veprim i përbashkët i Kroacisë dhe Malit të Zi, sepse si anëtare të NATO-së me aktivitetet e tyre krijojnë klime shtesë negative në perceptimin e qytetarëve për aleancën, shkruan “Alo”, transmeton “Bota sot”.

Në analizën e vetë “Serbia 2020: Serbia – skenë e konfrontimit të shërbimeve të inteligjencës?”. Instituti nga Lubljana konsideron se NATO në vend që të punoj në krijimin e besimit dhe perceptimit pozitiv mes qytetarëve të Serbisë, ajo me veprimet e Kroacisë dhe Malit të Zi shkatërron shtesë edhe ashtu imazhin e dobët të Serbisë.

Nuk është sekret për aleancën e fuqishme mes Prishtinës zyrtare me Podgoricën dhe Zagrebit, shkruan në analizë dhe shtohet se lidhjet e Kosovës me Zagrebin i ka mbajtur kryeministri i kaluar Ramush Haradinaj, ndërsa me Podgoricën dhe regjimin e Milo Gjukanoviqit, bashkëpunimin dhe lidhjet me dekada i ka presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ky institut thekson se nëse kjo do të ishte bashkëpunim normal nuk do përbënte problem, mirëpo këtu bëhet fjalë për aleancë, që në baza plani është e orientuar kundër Serbisë përkatësisht kundër presidentit të saj Vuçiq.

“Bëhet fjalë për dy vende anëtare të NATO-s Kroacinë dhe Malin e Zi që janë të përfshira në zhvillimet e brendshme në Serbi” përfundon analiza.

Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Afërme dhe Studime të Ballkanit (IFIMES) nga Lubljana e Sllovenisë rregullisht analizon zhvillimet në Lindje dhe Ballkan.

IFIMES analizon zhvillimet aktuale në Serbi në fokus të zgjidhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale me 21 qershor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat